U mendua e kryer, por De Brujni duket se e refuzon rinovimin tek Siti!

Jo se dëshiron të largohet, të paktën nuk duket kështu, ndonëse në futboll mund të ndodhë gjithçka. Kevin De Brujn, ndryshe nga raportimet e para, e paska hedhur poshtë ofertën e Mançester Sitit për rinovimin e kontratës dhe arsyeja kryesore duhet të jetë rroga, që e cilëson të pamjaftueshme. Jo se do të vdesë për bukë, sepse 280 000 paundë stërlina në javë e bëjnë “stërmilioner”, por kjo pagesë, sipas tij, nuk pasqyron statusin e tij si njëri nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës. Mesfushori belg kërkon rritje të rrogës aktuale, padyshim mbi 300 000 paundë stërlina në javë, për të qenë në treshen e më të paguarve në Angli. Numri 1 është portieri De Gea i Mançester Junajtidit me 375 000 paundë stërlina në javë, pas tij janë Ozil dhe Obamejang me nga 350 000, Rahim Stërling fiton 300 000, Pogba 290 000 dhe De Brujn tani për tani 280 000.

Sfidanti.al