Rio Ferdinand për Dibalën: Super që nuk erdhi te Junajtidi !

Paulo Dibala për pak gjë sa nuk përfundoi te Junajtidi, por megjithatë ai kundërshtoi që të shpërngulej në “Old Trafford”, kështu që “djajtë e kuq” hoqën dorë nga bisedimet me klubin kampion të Italisë, Juventus.

Ish-futbollisti i Junajtidit Rio Ferdinand bëri disa vërejtje kritike në adresë të futbollistit argjentinas, duke shprehur kënaqësinë e tij që dështoi ardhja e tij në Mançester.

“Shumë futbollistë e kanë refuzuar gjatëve viteve Junajtidin, por megjithatë unë nuk e kam shumë të qartë se përse ai refuzoi të vinte në ‘Old Trafford’, duke preferuar të qëndrojë te Juventusi, ku atë, sikurse duket qartë, do ta mbajnë në stolin e rezervave?

Po ai duhet të luajë. Dreqi e di, se çfarë ka ai në kokë. Ndoshta mendon se do që të arrijë deri te titulli i Ligës së Kampioneve, duke qëndruar në stolin e rezervave?! Më mirë në stol sesa të luash ne Premier Ligë që ka kampionatin më të fortë në Evropë?! Të them të drejtën, mua më vjen mirë që ai nuk erdhi në Mançester. Sipas meje, ai nuk e meriton të veshë bluzën e Junajtidit”, deklaroi Rio Ferdinand.

Sfidanti.al