I erdhi në majë të hundës, UEFA ndëshkon Partizanin e Beogradit

Partizanit të Beogradit iu dha një sanksion i ashpër nga UEFA mbas ndeshjes kundër klubit turk, Malatiaspor, që u fitua nga ekipi vendas (Partizani).

Për shkak të veprimeve të pahijshme të tifozëve të Partizanit në ndeshjen në Beograd, UEFA e dënoi klubin serb me një gjobë financiare prej 24 250 eurosh, sepse ata hodhën sende të forta në fushë dhe qëndronin në këmbë te shkallët e stadiumit. Për këto shkelje, klubi i Partizanit u dënua me gjobë financiare, kurse për thirrjet raciste Partizani u dënua që të luajë dy ndeshje pa spektatorë.

Sanksioni i mësipërm do të thotë se në play-off Partizani do të luajë pa publik, si edhe pa shikues në fushën e vet, nëse do të arrijë deri në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Sfidanti.al