Mançester Siti ka një “talisman”: Kur ai luan, Guardiola fiton!

Mançester Siti e nisi si jo më mirë sezonin e ri të Premier Ligës dhe në raundin e parë të saj trajneri Pep Guardiola i dha edhe një herë tjetër shansin “talismanit” të vet që, kur ai luan në fushë, kampioni i Anglisë nuk humbet asnjëherë.

Statistika është në favor të mbrojtësit 22-vjeçar ukrainas, Oleksandr Zinçenko, që kur ai luan, Siti jo vetëm që nuk humbet, por edhe fiton. Ndeshja kundër Uest Hemit për këtë futbollist të Sitit ishte e 23-ta në Premier Ligë dhe ai ka 100 për qind fitore, pra në 23 ndeshje – 23 fitore!

Zinçenko ka ardhur te Siti më 2016 nga Ufa e Premier Ligës ruse, ndërkohë që ai ka luajtur si i huazuar edhe te PSV-ja holandeze. Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Ukrainës në 27 ndeshje, duke shënuar madje edhe dy gola, ndërkohë që nuk ka shënuar ende me bluzën e klubit “qytetar”.

Sfidanti.al