Ekipet mbrojnë interesat e La Ligës, nuk pranojnë negociata me Rubiales. Të mbledhur në një Asamble të jashtëzakonshme, klubet e Primera dhe Segunda Division në Spanjë, vendosën këtë të hënë që të mos negociojnë me Federatën spanjolle të futbollit për të zhvilluar ndeshjet të hënave dhe të premteve, kjo e fundit e aprovuar nga gjykata. Por gjithsesi këtë çeshtje do të mbetet sërish për ta zgjidhur gjygjësori. Vetë Federata përpara nisjes së Asamblesë publikoi një letër drejtuar klubeve jo La Ligës ku i ftonte për të negociuar. Shumë prej klubeve nuk kanë pranuar të ulen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Sipas tyre oraret dhe ditët e ndeshjeve janë kompetencë e La Ligës dhe jo e Federatës për këtë arsye nuk pranojnë vendimin e marrë nga Rubiales. Me këtë argument është e sigurt që nuk do të ketë negociata. Te vetmet ekipe që kanë pranuar të ulen për të diskutuar kanë qenë Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Espanyol, por që qëllimi I mir I tyre ka hasur në refuzimin e pjesës tjetër të klubeve në Spanjë. Sipas atyre çka është folur në Asamble në asnjë moment nuk është menduar që mundësia për të shtyrë nisjen e kampionatit.
Sfidanti.al