Kutinjo merr frymë i lehtësuar: Barcelona i gjeti klub të ri!

Duket se Bajerni i Myninut do të marrë së shpejti një përforcim të ri të mirë, duke qenë se, sikurse thuhet, klubi bavarez arriti që ta bindë Barcelonën që ajo t’ia japë hua një vit Filipe Kutinjon.

Gazetari i njohur sportiv spanjoll, Bruno Andrade, thotë se Bajerni ka siguruar shërbimet e futbollistit brazilian pa ndonjë kompensim financiar me opsionin për ta blerë plotësisht kontratën e tij, nëse klubi gjerman do të mbesë i kënaqur nga performanca e Kutinjos.

Sidoqoftë, do të jetë klubi bavarez ai që do të paguajë pagën e tij vjetore prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që përfaqësuesit e Kutinjos, sikurse thuhet, po i japin “dorën e fundit” marrëveshjes.

Kutinjo erdhi te Barcelona nga Liverpuli, por ai nuk i justifikoi shpresat dhe tani klubi katalonjas do që të çlirohet nga shërbimet e tij.

Sfidanti.al