Rinovimi i Tonalit tregon realitetin financiar në Serinë A

Milani ia arriti qëllimit pasi mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të ekipit, dhe po cilësohet si një udhëheqës në fushë. Sandro Tonali ka hedhur firmën në kontratë për rinovimin deri në 2027. Sukses i rëndësishëm i kampionëve të Italisë me një lojtar që e donin në Angli gjatë verës, ashtu siç bëri edhe me Kruniçin (rinovim deri në 2025). Ajo që bie në sy është se rroga e Tonalit nuk është e ndonjë niveli të jashtëzakonshëm, ndonëse është dyfishuar. Futbollisti i ardhur nga Bresha merr 2.5 milionë euro në sezon, nga 1.3 që ishte paga, ndërsa pranoi ta ulte fillimisht nga 1.7 për të realizuar transferimin në Milano. Kjo tregon se Seria A nuk është e një niveli shumë të lartë financiar sot për sot.

Sfidanti.al