Rinovim me Realin? Telefonata nga Premier Liga për Sergio Ramosin!

Edhe pse është 34 vjeç mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në botë. Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, e tregoi veten kur u rikthye nga dëmtimi dhe drejtoi ekipin në fitoren 2-0 ndaj Borusias së Mynshengladbahut, duke siguruar kualifikimin, por e ardhmja e tij në Madrid duket në dyshim.

Raportet në radiot spanjolle thonë se ka pasur interesim nga Premier Liga për qendërmbrojtësin, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës sikur nuk po përfundojnë dot me sukses. Klubi, me gjasë, nuk dëshiron t’i japë një marrëveshje të re afatgjatë duke pasur parasysh moshën, por një klub në Angli është gati që ta bëjë. Besohet se për Ramosin ka interes edhe në Serinë A, por duket se veterani pëlqen më tepër sfidën në futbollin anglez. Në mars, ai mbush 35 vjeç, ndërsa kontrata përfundon në qershor, e që nga janari mund të bisedojë ligjërisht për një destinacion të ri.

Sfidanti.al