Al Khelaifi i sigurt: Neymar e Mbappe duan të qëndrojnë te PSG

Reali i Madridit dhe Barcelona marrin lajme të këqija nga merkato e transferimeve. Dy gjigandët spanjollë me kohë kanë shfaqën interesin e tyre për Kylian Mbappe dhe Neymar, por RMC përpara disa ditësh bëri të ditur se Paris Saint Germain ka rinisur bisedimet për rinovimin me Mbappe.  Lajm që duket se ka gjetur edhe konfirmimin e presidentit të klubit transalpin, Nasser Al Khelaifi që shkoi edhe më tej kur foli edhe për një rinovim të kontratës edhe me Neymar.

‘Kemi nisur bisedimet me Neymar dhe Mbappe-tha Al Khelaifi-bisedimet janë konfidenciale, por kam shumë besim. Që të dy lojtarët duan që të qëndrojnë me ne’.

Vlen të kujtohet se si Neymar ashti edhe Mbappe u transferuan te Paris Saint Germaini në verën e vitit 2017. Për ish sulmuesin e Barcelonës, transalpinët paguan 222 milionë euro, ndërsa për ish futbollistin e Monacos, derdhën 180 milionë duke nënshkruar me të dy futbollistët kontrata që skadojnë në vitin 2022.

sfidanti.al