Projekti i sulmuar nga UEFA dhe nga tifozët do të “ngjallet” përsëri. Klubet kryesore “rebele” europiane do të paraqesin modelin e ri të Superligës të kontinentit, me ndryshimin kryesor që nuk do të ketë anëtarë të përhershëm. Pritet që prezantimi i garës së re do të bëhet gjatë kësaj jave, ndërsa ndryshimi është i rëndësishëm sepse shmang një nga pikat e kritikuara më shumë nga tifozët dhe mediat. Gjithsesi, sërish tifozët anglezë pritet që të bëjnë protesta sepse nuk duan që skuadrat kryesore të Premier Ligës të rrezikojnë largimin nga kampionati. Reali, Barcelona e Juventusi janë “rebelët” kryesorë, ndërsa gjashtë klubet anglezë u tërhoqën dhe ata ishin Liverpuli, Mançester Siti, Mançester Junajtidi, Çelsi, Arsenali dhe Totenhemi. Klubet hedhin poshtë mundësinë për t’u larguar nga kampionatet, por nuk duan që të marrin pjesë në Championsin e organizuar nga UEFA.
Sfidanti.al