“Baruti” i Interit mbetet “i lagur”, bombardim pa gol ndaj Xhenoas!

Kundërshtari dihej se do të luante fort, dhe se nuk ishte ai i fazës së parë. Interi ishte si një “regjiment artilerie” në ndeshjen e Serisë A ndaj Xhenoas në “Marasi”, por pavarësisht goditjeve të shumta drejt portës vendase, gol nuk pati. Barazimi 0-0 i prishi sërish punë Interit të trajnerit Simone Inzagi, që nuk mundi të kapërcente Milanin në krye të renditjes, dhe që mund të kalohet edhe nga Napoli. Me 72 për qind të zotërimit të topit, me 13 gjuajtje (4 në portë) ndaj 4 të vendasve (1 në portë), dhe korneve 14-0, Interi duhej të kishte shënuar, por nuk mundi. D’Ambrozio goditi traun, ndërsa kampionët nuk patën aq shumë raste sa në ndeshjen e humbur në shtëpi ndaj Sasuolos. Mediat italiane me të drejtë shkruajnë se “Interi nuk di më sesi të fitojë”. Interi ka 55 pikë ndaj 57 të Milanit e 54 të Napolit.

Interi: Handanoviç, D’Ambrozio (Kaisedo 87’), De Vraj, Bastoni, Damfris, Barela (Vesino 83’), Brozoviç, Çalhanoglu (Vidal 73’), Perishiç (Dimarko 83’), Sançez (Lautaro Martinez 73’), Xheko.

Sfidanti.al