Ylli i Danimarkës u ndje sërish një futbollist ndërsa në minutën e 52-të u aktivizua për Brentfordin në ndeshjen e sotme të Premier Ligës në Angli. Kristian Eriksen, pasi pa vdekjen me sy në Euro 2020 në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, pati një periudhë shkëputjeje nga sporti për shkak të problemeve në zemër që i shkaktuan atakun kardiak. Tashmë, me aparaturë mjekësore mbrojtëse, ai ka vendosur të vazhdojë karrierën dhe Brentfordi i dha mundësinë emocionuese. “Jam shumë i emocionuar, – tha ish-lojtari i Interit dhe Totenhemit, – mezi e kam pritur këtë ditë. Shpresoj që të mos kem probleme. U ndjeva shumë mirë”.
Sfidanti.al