Një paraqitje shumë e mirë ishte sërish pak dhe djemtë e rinj katalanas nuk mundën ta kalonin pengesën. Rej Manaj shënoi dy gola, por Barcelona B u eleminua pas gjuajtjeve të penalltive në fushën e Mursias në ligën e tretë të Spanjës. Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 47-të me penallti për barazimin 1-1, ndërsa nuk ka humbur asnjë 11-metërsh nga loja këtë vit. Më pas, ai shënoi për 2-1 në minutën e 65-të falë një aksioni personal. Mursia barazoi dhe më tej shkoi deri tek penalltitë.
Ndeshja ishte për gjysmëfinalen e plej ofit që të ngjit në kategorinë e dytë dhe pavarësisht epërsisë në lojë të katalanasve, suksesi nuk u arrit. Vendasit pas barazimit 2-2, u treguan më të saktë në gjuajtjet e penalltive duke fituar 5-4. Kjo do të thotë se Barcelona B do të luajë përsëri në ligën e tretë sezonin e ardhshëm, por Manaj padyshim që mund të gjejë një ekip tjetër për vetë formën që ka treguar këtë edicion. Në total, ai ka shënuar 14 gola e ka shërbyer 2 asistë në 22 ndeshje, duke qenë lojtari më i mirë i Barcelonës B.
Sfidanti.al