Një mbrëmje e mallkuar nga ato që këtij ekipi i qëllojnë ndonjëherë. Milani nuk jep gjithnjë garanci në Serinë A (siç nuk dha as në Europë), ndërsa mungesa e Zllatan Ibrahimoviçit fillon të ndihet. Ç’rëndësi kanë, në fund të fundit, fitoret 3-0 ndaj Juventusit e 7-0 ndaj Torinos jashtë fushe, kur nuk thyen dot Kaljarin në “San Siro”. Kuqezinjtë konfirmojnë faktin se në shtëpi e kanë shumë të vështirë të fitojnë. Kualifikimi në Champions ende mbetet në dorën e të besuarve të trajnerit Stefano Pioli, por veçse do të duhet të realizojnë një mrekulli, të fitojnë në fushën e Atalantës që po fluturon dhe që i ka mundur 3-0 në “San Siro”. A mund t’ia dalë? Përderisa mposhti 3-0 Juven në Torino, padyshim që po, por do të duhet Milani i vërtetë, dhe një Atalantë e ngopur edhe ngaqë e ka siguruar Championsin. Milani ka 76 pikë, por vetëm një pikë më shumë sesa Juventusi. Nuk dihet nëse skuadra e Piolit, pa Zllatan Ibrahimoviçin, do të mundë të fitojë në Bergamo ndaj Atalantës, gjithnjë duke llogaritur që Juventusi e Napoli do të fitojnë.
Sfidanti.al