Realit nuk i duhet vetëm një trajner i ri, i duhet një ekip i ri!

Katastrofa ndaj Barcelonës nxorri në dritë problemet e madrilenëve, që ishin fshehur shumë mirë nga sukseset në fushë. Me Barçën e dobët të gjysmës së parë të sezonit dhe me sukseset ndaj Interit e Paris SG në Champions, Reali marshoi mirë deri në mars. Gjithsesi, rezultati 0-4 me katalanasit ka bërë që të nisin analizat në Madrid. Viktima e parë e presidentit Perez mund të jetë trajneri Ançeloti, por mediat e dinë se nuk mjafton. Siç shkruajnë, italiani pati vetëm 16 lojtarë nga 25 gjithsej që ka ekip. E kotë që të mbështetesh tek Bejli, Hazari, Isko, Sebajos, Mariano, Joviç, Vajeho, Lunin. Nga lojtarët e stolit mund të vlenin vetëm Lukas Vaskez e Marko Asensio, e deri diku Marselo, ndërsa disa nga yjet kryesorë janë të vjetër si Benzema, Modriç apo Kros. Ardhja e Kilian Mbapesë mund të mos zgjidhë çdo problem ndërsa në verë mund të largohen 8 futbollistë. Që nga 2018, Reali ka të njëjtin ekip.

Sfidanti.al