Janë mediat britanike që e shkruajnë, dhe ato bavareze që u mbajnë “iso”. Julian Nagelsmani është nga ata trajnerë që janë bërë “burra” në moshë tepër të re, dhe i kanë kaluar tepër shpejt shkallët e karrierës. Duke qenë vetëm 34-vjeç, tekniku i sotëm i Bajernit, ka pas krahëve përvoja tek Hofenhajmi dhe Lajpcigu, ndërsa ambiciet natyrshëm që i ka maksimale. Mediat angleze kanë shkruar se ai po mendon për të ardhmen në Angli, madje në kushte ideale mund të kishte shkuar tek Mançester Junajtidi që këtë verë. Problem është fakti se Junajtidi nuk duket shumë stabël si klub. Gjithsesi, Nagelsmani mendon veten si pasardhë për Klopin apo Guardiolën, pra tek Liverpuli ose Mançester Siti. Profesionisti i ri nga Gjermania nuk ka faj, pasi Premier Liga prej kohësh ka pasur trajnerët më të mirë. Aty punojnë Guardiola, Klopi, Konte, Tuheli, aty kanë qenë Murinjo, Ançeloti, Poçetino, Sarri, si dhe më parë Fergusoni e Vengeri.
Sfidanti.al