Asnjë klub sportiv sa Çelsi, mbi 3.6 miliardë euro për aksionet e Abramoviçit!

Nuk është e qartë se çfarë do të vendosë pronari rus, por besohet se ai e ka aq për zemër skuadrën me fanela blu, saqë të mos i prishë punë. Nga “ora në orë” pritet që të realizohet ankandi për shitjen e aksioneve të Çelsit dhe mediat britanike shkruajnë se janë bërë 20 oferta, e që vlera totale e klubit të arrijë në mbi 3 miliardë paundë stërlina. Që do të thotë mbi 3.6 miliardë euro. “Deili Meil” thekson se asnjë klub sportiv në botë nuk ka kushtuar kaq gjatë gjithë historisë moderne. Pritet që fituesi të shpallet në javën e dytë të prillit. Miliarderi Roman Abramoviç, pronari i Çelsit që nga viti 2003, thuhet se nuk ka dëshirë që aksionet t’i blejnë miliarderë nga Britania e Madhe apo SHBA, dy vende që i kanë vendosur sanksione Rusisë, ndërsa për një kandidat nga Arabia Saudite thuhet se vetë autoritetet britanike nuk e kanë shumë me qejf.

Sfidanti.al