Në ndeshjen e Kupës, që doli tepër e vështirë e që më në fund u fitua, pati disa futbollistë që u lanë pushim. Për fatin e mirë të trajnerit Karlo Ançeloti, të 7 këta lojtarë janë në gjendje të mirë fizike dhe sportive dhe bëhet fjalë për “shtylla” të Realit si Kurtua, Alaba, Mendi, Kros, Modriç, Vinisius dhe Benzema. Ançeloti nuk do të ketë njërin nga lojtarët kryesorë, mbrojtësin e krahut Karvahal (në foto), si dhe dy lojtarë të tjerë që janë më shumë rezervë si Odriozola dhe Mariano. Reali luan në fushën e Vijarrealit, në një javë të rëndësishme në La Liga, duke qenë me pikë të barabarta me Barcelonën që shkon në fushën e Atletikos së Madridit.
Sfidanti.al