Vetë heroi lombard e pati këtë dëshirë, e nuk mund të dilte ndryshe nga mënyra sesi kishte jetuar. Xhanluka Viali u ka komunikuar të afërmve të tij se ceremonia e varrimit do të bëhet në formë të ngushtë familjare, me njerëz të afërt dhe miq të zgjedhur. Nuk dihet se kur, por dihet se do të jetë këto ditë në Londër. Nga Italia njoftojnë se një përkujtim publik për yllin e futbollit do të bëhet në pranverë në qytetin e lindjes, Kremonë. Ndërkaq, tifozët e kanë shprehur gjithë hidhërimin e tyre, me shalle të Sampdorias e Juventusit përpara klinikës londineze ku Viali ishte i shtruar. Respekt i thellë edhe nga tifozët e Çelsit gjithashtu në Londër.
Sfidanti.al