Hamburgu i dhuron fanelën speciale legjendës Kalc për 70-vjetor!

Ka qenë futbollisti më fitues në historinë e klubit, e padyshim që nuk i vjen aspak mirë që e sheh ekipin në gjendjen ku është sot. Hamburgu, dikur kampion i Europës dhe i Gjermanisë, ndodhet në kategorinë e dytë, dhe kjo është mërzitja e vetme në 70-vjetorin e legjendës Manfred Kalc. Ish-mbrojtësi i fuqishëm mori dhuratë një fanelë speciale nga klubi i Gjermanisë Veriore, ndërsa pozon i kënaqur me atë që ka arritur në karrierë dhe në jetë. Kalc fitoi Bundesligën tri herë me HSV-në (1979, 1982, 1983), dy herë Kupën e Gjermanisë (1977, 1987), Championsin (Kupën e Kampionëve) në 1983 dhe Kupën e Kupave të Europës në 1977. Po ashtu, fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë në 1980 dhe arriti finalen e Botërorit në 1982.

Sfidanti.al