Fjalët qortuese ndaj saj nuk u thanë për mënyrën sesi i bëri ato para (dhe sesi do t’i bëjë në të ardhmen), por për atë që të mos “flejë në dafina” sepse jeta është e gjatë. Flasim për ish-sportisten amerikane, Mandi Rouz (Amanda Rouz Sakomano), e cila në moshën 32-vjeçare është ndarë nga profesioni i saj sportiv, artet e përziera marciale, dhe është kthyer në një yll të pornos. Mandi deklaroi se ka bërë 1 milionë USD me filmime me seks oral dhe me foto nudo, ndërsa i ka botuar në faqe në rrjet për tifozët. Pas kësaj deklarate reagoi një nga legjendat e kompanisë që merret me artet e përziera marciale (WWE), Buker Ti (Booker T). “Mendoj se 1 milionë USD nuk mjaftojnë nëse ke zgjedhur të bësh një jetë me shpenzime (living large), – tha ai, – mendoj se Mandi bëri zgjedhje të gabuar sepse ajo kishte shumë talent dhe duhej të vazhdonte me sportin”.
Sfidanti.al