Sampdoria, Juventusi, Kremoneze dhe Çelsi, turne për Vialin!

Ky është propozimi i presidentit të “bluçerkiatëve”, Marko Lana, ish-shok i sulmuesit të shkëlqyer italian. Lana deklaroi për “Skaj Sportsin” se katër skuadra duhet të luajnë për Trofeun “Viali”, dhe turneu duhet të zhvillohet për bamirësi. “Viali ishte mjeshtër për ndeshje të tilla”, – thotë Lana. Sipas tij, në turne duhet të marrin pjesë katër ekipet ku ish-ylli i të kaltërve kaloi vitet e karrierës, Kremoneze, Sampdoria, Juventusi dhe Çelsi. Pritet që kjo ide të materializohet dhe vetëm të gjendet koha në kalendarin e ngjeshur vjetor të futbollit, që ai të mbahet.

Sfidanti.al