Çfarë fatkeqësie, Karlos Alkaraz humbet Australian Openin!

Shpresa e re e tenisit botëror, si dhe numri 1 i renditjes ATP në fund të këtij viti, do të mungojë në Melburn. Spanjolli Karlos Alkaraz njofton se ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe kjo nuk do ta lejojë që të marrë pjesë në Grand Slemin e parë të sezonit të 2023-it, në Australian Open. Një mëkat i vërtetë për 19-vjeçarin që fitoi Grand Slemin në US Open dhe që do të ishte një nga yjet për t’u ndjekur në kontinentin më të ri të botës. Me gjasë, aim und të humbasë edhe vendin e parë në renditje i kaluar nga tenistë si Novak Gjokoviç, Kasper Rud apo Stefanos Cicipas.

Sfidanti.al