Reali mund të ketë gjetur “formulën magjike” për të marrë Dibalën!

Zakonisht thuhet që është mirë që me “një gur të vriten dy zogj”, por mund të ndodhë që edhe e kundërta të jetë mjaft pozitive. Kështu duhet të mendojnë tek Reali, të paktën sipas mediave që shkruajnë se drejtuesit madrilenë po mendojnë një formulë për të arritur tek Paulo Dibala. Kjo formulë do të përfshinte “dy gurë” për të vrarë “një zog”, pasi trajneri Zidan dhe presidenti Perez janë gati t’u japin duart Iskos dhe Vinisiusit për të marrë argjentinasin. Isko nuk shkon mirë me trajnerin dhe ky nuk është sekret, ndërsa Vinisius u sulmua nga shoku i tij i skuadrës, Benzema, duke u akuzuar se “po luan kundër nesh”. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë, por Dibala mund ta ketë më të lehtë të luajë me sistemin e Zidanit (qoftë edhe duke marrë Mbapenë sezonin e ardhshëm), sesa me Pirlon, aq më tepër që tek Juventusi ka sulmues si Ronaldo, Morata dhe Kulushevski.

Sfidanti.al