Juventus lehtësohet, Chiellini kthehet në grup dhe sheh Championsin

Pas humbjes me Barcelonën në Ligën e Kampioneve në Allianz Stadium 2-0, Juventus ka rifilluar punën për ndeshjen e radhës në kampionat që do të luhet të dielën pasdite në fushën e Spezias. Skuadra bardhezi ishte në Training Center ku ata që u impenjuan në ndeshjen me katalanasit u stërvitën në palestër, ndërsa pjesa tjetër punuan me zotërimin e topit dhe zhvilluan edhe një ndeshje.

Me grupin u bashkua edhe Giorgio Chiellini që në këtë mënyrë sheh që të bëhet akoma më konkret rikthimi i tij në fushën e lojës për ndeshjen  e Ligës së Kampioneve me Ferencvaros i programuar të luhet në 4 nëntor dhe mbrojtja e Juventusit është në emergjencë duke parë skualifikimin e Demiral, ndërkohë që De Ligt ende nuk është riaftësuar.

Sfidanti.al