Reali është tepër i fortë për këtë Juventus, Ançeloti e Alegri dalin nga sfida me mendime të ndryshme

Për mediat spanjolle nuk kishte dyshime, dhe në një ambient të rëndësishëm si stadiumi “Pasadena” në Los Anxhelos në prani të mbi 93 700 spektatorëve, Reali luajti “aktin” e duhur. Fitore 2-0 ndaj Juventusit dhe trajnerët Karlo Ançeloti e Masimiliano Alegri dolën nga sfida me mendime të ndryshme. Reali tepër i fortë, dhe Juventusi një ekip që vazhdon të krijojë dyshime, pavarësisht se arriti të barazonte (pa meritë) ndaj Barcelonës. Karim Benzema dhe Marko Asensio shënuan golat për spanjollët, kampionë të Europës në fuqi. Ku u duk më qartë epërsia e madrilenëve? Tek fakti që “La Gazeta delo Sport” i dha notën më të lartë në ekipin torinez pikërisht portierit Perin, 7, madje me diferencë me të tjerët! “Mund të rritemi edhe më shumë, – tha Alegri, – krijuam mjaft raste, por duhej më shumë qetësi”. “Duam që të jemi të përgatitur për Superkupën e Europës, – thotë Ançeloti, – ndaj luajtëm seriozisht. Jam i kënaqur nga ekipi”.

Sfidanti.al