F1: Verstapeni është madhështor, edhe pse Ferrari gabon si fëmija!

Nuk ishte fitorja më e madhe në histori, por gjithsesi, ishte një sukses i madh prej një kampioni të vërtetë. Maks Verstapen triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë në Budapest, edhe pse u nis nga vendi i 10-të për shkak të problemeve në makinën e tij në Red Bull. Ai ia doli pa pasur nevojë për makinë sigurie, madje duke i lejuar vetes një gabim kur makina iu soll vërdallë në vend pasi i doli nga kontrolli. Përtej madhështisë së holandezit që është trashëgimtar i denjë i Ljuis Hamiltonit apo edhe i Mikael Shumaherit, vlen të theksohet se në pistën e “Hungaroringut” ishte Ferrari që bëri vetëvrasje. Një ndryshim strategjie, dhe montim i gomave të forta për Lëklerkun që i vranë çdo shpresë pilotit që të fitonte garën, e madje që doli vetëm i gjashti. Shumë mirë Mercedesi me Hamiltonin e rilindur (i dyti) dhe Xhorxh Rasëllin. Verstapen shkon i sigurt drejt titullit të dytë botëror në Formula 1 pas 13 garave duke pasur 258 pikë ndaj 178 të Lëklerkut, që është 80 prapa tij.

Sfidanti.al