Ishte finalja e Salahut, ylli egjiptian shkëlqeu fort për Liverpulin ndaj Sitit

Si mund të cilësohet një paraqitje kur sulmuesi realizon të 5 driblimet e provuara në 90 minuta, shënon një gol, asiston një rrjetë tjetër, jep 4 pasime kyçe, krijon një rast të madh për të shënuar, bën shumë pak gabime në pasime dhe fiton 6 nga 11 duelet e luftuara me top në tokë? Të tilla statistikat e Mohamed Salahut në finalen e Superkupës së Anglisë që Liverpuli e fitoi 3-1 ndaj Mançester Sitit. Sulmuesi egjiptian po tregon se klubi bëri punë të mirë që i rinovoi kontratën me 400 000 paundë stërlina në javë, diçka që nuk e bëri për yllin senegalez, Sadio Mane. Me Salahun në sulm, dhe me lojtarë të tjerë në këtë repart si Firmino, Diaz, Zhota dhe Nunjez, trajneri Klop mund të jetë i kënaqur dhe me besim.

Sfidanti.al