Reali e ka zgjedhur “galaktikun” e ri, është Paulo Dibala!

“Galaktiku” i ri e ka një emër. Ai quhet Paulo Dibala. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, besohet se do të bëjë pikërisht këtë goditje verën e ardhshme, për të mbajtur ritmin e blerjeve të mëdha. “El Mundo Deportivo” njofton se drejtuesit madrilenë po mendojnë për të gjetur një zëvendësues të Karim Benzemasë, i cili sipas gazetës barcelonase nuk bind plotësisht. Nuk dihet sesa mund të kushtojë ylli i Juventusit, ndonëse nuk do të jetë aspak problem për Realin që të paguajë 70 apo 80 milionë euro për ta marrë. Trajneri Zidan, sipas “El Mundos”, ka mendim shumë të mirë për Dibalën, po ashtu tifozët, drejtuesit, kapiteni Ramos dhe Kristiano Ronaldo. Si argjentinas dhe si talent, Dibala mund të konsiderohet edhe si një alternativë e Lionel Mesit.

Sfidanti.al