Thonë se një ekip kuptohet edhe nga festa që bën për të treguar gjëndjen shpirtërore, nëse janë të hareshëm prekin qiellin gjatë festes, nëse kanë bërë mëkate gjatë sezonit e zbulon edhe lloji i kërcimit. Nuk qënka teori e vërtetë, sidomos kur flitet për arbitrat e futbollit, për ekipin “kampion” në zotërimin e topit, i cili ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për takimin tradicional në fund të vitit. Përse pikërisht në këtë qytet? Nëse do të besonin gojëdhenën e një arbitri të vjetër, Pogradeci, është vendi ideal për bilbilat që këndojnë, edhe pse kënga e tyre nuk pëlqehet në popull. Janë “poetët” e vërtetë të futbollit dhe këtë sezon po shkruajnë një histori të paprovuar më parë, që mund shijohet deri në fund të këtij kampionati…
Nuk e dimë emrin e saktë të lokalit ku kanë kanë festuar “poetët e lojës”, por nëse do të ndiqje muzikën e bilbilit të tyre , këmbët do të çonin tek lokali me emrin “Penalltia”. Dhe si mund ta kishte emrin ndryshe, nëse ke parasysh bëmat e 2016-tes. Tek Shvejku të gjitha rrugët të çonin në Bugjejovice, kurse në futbollin tonë të gjitha rrugët të çojnë tek..pika e bardhë, atje ku futbolli ngre kembet nga qielli. Jo më kot edhe torta kishte formën e zonës së 16-shes dhe tek pika e bardhë ishte një ..blibil. Në menynë e festës së tyre gjeje pjata që nuk shërbehen as në hotelet e mbushur me yje, “koka e viktimes”, “gola të mbushur” ose “ penallti e ftohte”, kurse kënga që bashkonte shpirtin e familjes “Adams” ishte krejt orgjinale : “ Pejiç apo Ekuban? As njeri e as tjetri, bomberat e kampionatit jemi ne..”
Sfidanti. al