Reali di të fitojë, por Ronaldo nuk di më sesi të shënojë!

Tre raste të pastër nuk i mjaftuan për ta dërguar një herë topin në rrjetë. Kristiano Ronaldo sikur nuk është vetvetja dhe pas 5 ndeshjeve në ligën spanjolle mbetet ende me një gol të realizuar. Portugezi nuk mund të quhet plotësisht në krizë, pasi në total këtë sezon ka realizuar 7 herë në 10 përballje (5 në Champions), por gjithsesi Reali është i varur gjithnjë e më pak nga ai.

Ndaj Eibarit në “Bernabeu” mjaftuan të tjerët, fillimisht autogoli i Paulo Oliveirës dhe pastaj rrjetat e Asensios dhe Marselos. Me 20 pikë, skuadra e Zinedin Zidanit mbajti diferencën prej 5 pikësh nga Barcelona, duke qenë një pikë larg Atletikos së vendit të tretë. Duket një periudhë paksa tranzicioni për kampionët e Spanjës dhe të Europës, me Ronaldon dhe Benzemanë sërish pa gola, dhe me Bejlin e dëmtuar, si dhe me Asension, Lukas Vaskezin apo Iskon ende jo “gjelat” e ekipit.

Sfidanti.al