8 fitore e 1 barazim, Barcelona starti më i mirë i sezonit

Janë zhvilluar 9 ndeshjet e para në la liga dhe Barcelona ka 8 fitore e 1 barazim duke shënuar ndoshta startin më të mirë të sezonit. Një gjë të tillë skuadra katalanase eka arritur në vetëm 4 sezone; 1963/64; 1997/98; 2012/13;2013/14. Ajo që e bën të vecantë këtë edicion është golavarazhi; Barcelona ka një bilanc prej 26 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar që flet për një ekulilibër mbrojtje-sulm, dicka që nuk ishte parë më parë

Herën e fundit qe Barcelona pati një start me shifra afërisht të tilla të kampionatit ishte në sezonin 2013/2014 me Gerardo Martinon në pankinë. Në atë kohë Barcelona regjistroi 8 fitore dhe 1 barazim me një golavarazh +22 gola, (28 gola të shënuar e 6 të pësuar. Në sezonin 2012/2013, Barcelona e Vilanovës shënoi sërish 8 fitore dhe 1 barazim me golavarazhin +18 gola; 29 gola të shënuar e 11 të pësuar. Ndërsa në sezonin 1997-1998, Barcelona e Luis Van Galit pati një bilanc 8 fitore e 1 barazim me 23 gola të shënuar e 8 të pësuar. Hera e parë që Barcelona nis sezonin me 8 fitore ishte në 1963/64 me golavarazh +17 gola. Gjithsesi është më mirë që Barcelona të mos flejë mbi dafina teksa sheh këto statistika, pasi historia flet se në të 4 sezonet  e mëparshme që Barcelona nisi sezonin me 8 fitore, vetëm në 2 raste ka mundur të fitojë kampionatin, në 1997/98 dhe 2012/13.

Sfidanti.al