Mark Markez është drejt fitimit të një tjetër titulli kampion bote në MotoGP dhe kjo padyshim i ka lënë jashtëzakonisht të kënaqur drejtuesit e Hondës. Drejtuesit e skuderisë japoneze po kërkon që të zgjasë akoma më shumë qëndrimin e Markez në skuadër, madje janë gati t’i akordojnë cdo shumë parash që ai do të kërkojnë. Markez nuk ka lëshuar asnjë kritikë në drejtim të Hondës dhe kjo është vlerësuar në maksimum nga kjo e fundit. ‘ Me siguri Markez është i sinqertë kur thotë që ndihet mirë te Honda. Dhe të ndihesh mirë në këtë skuadër nuk do të thotë që të kesh gjithnjë motorin më të mirë në pistë. është edhe fakti që ti je në qendër të projektit dhe skuadra beson tek ti. Në këtë pikë Honda po bën gjithcka që të bëjë të lumtur Markez, pasi e meriton-deklaroi Drejtori I Hondës, Livio Supo.
Te Honda nuk dëshirojnë që të përsëritet historie e vitit 2003 kur Rosi e braktisi këtë skuadër për të kaluar te rivalët e Jamahës.
‘Ështe e qartë se kur një pilot është shumë i mirë, të lind frika se ai mund të largohet-vijoi supo-Por është e vështirë që të bësh krahasime me rastin e largimit të Rosit nga Honda. Situata aktuale është krejtësisht ndryshe. Në atë kohë Honda konsiderohej si motori më i mirë nga të gjithë, por ai donte të tregonte se gjërat në të vërtetë nuk ishin kështu. Ndërsa me Markun, Honda herë ka qenë skuadra më e mirë se të tjerët dhe herë jo. Tani të gjitha motorët janë pak a shuumë në të njëjtin nivel’.
Sfidanti.al