Rashica, nga mrekullia e javës së kaluar në asistin e fitores ndaj Bilefeldit!

Mungesa e tij u ndje për aq kohë sa ishte i dëmtuar, edhe pse Verderi i Bremenit nuk është vetëm një lojtar. Gjithsesi, Milot Rashica është i veçantë në talentin e tij dhe në 2 ndeshjet e fundit të Bundesligës ka bërë dallimin. Shkëlqeu në suksesin e rëndësishëm ndaj Frankfurtit të fortë, duke goditur shtyllën e duke dhënë asistin e një goli, dhe u përsërit me asist edhe në fushën e Bilefeldit. Fitorja 2-0 e miqve ishte e vuajtur, përballë një ekipi vendas që bëri presion pa fund, por talenti e nxorri nga telashet. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shërbeu topin për golin e parë në minutën e 47-të, shënuar nga Sargent. Më pas, në 75’, Mëvald (Moehëald) realizoi për 2-0 me pasimin e marrë nga Egeshtajn. Rashica ishte në fushë për 83’ dhe pastaj u zëvendësua. Arminia mbajti topin 59 për qind, gjuajti 26 herë drejt portës (Verderi vetëm 5), pati 7 raste ndaj 3 të miqve, dhe kornet ishin 9-0. Për ndeshjen e kaluar, Rashica mori notën 2 duke u shpallur lojtari i ndeshjes, besohet edhe këtë herë do të ketë vlerësim të lartë. Verderi ka 30 pikë iu shkëputur zonës së ftohtë të tabelës e duke mos rrezikuar të bjerë nga kategoria.

Sfidanti.al