Media spanjolle: Casillas e Sara Carbonero ndahen

Pas shumë muajsh me zëra për lidhjen e tyre sentimentale, revista ‘Lecturas’ paraditen e kësaj të mërkute publikoi lajmin se Iker Casillas dhe Sara Carbonero vendosën t’i japin fund historisë së tyre të dashurisë. Cifti  që ka më shumë se 10 vjet lidhje bashkë, u martua në vitin 2016 dhe ka 2 fëmijë dhe prej kohësh jetojnë të ndarë

Revista konfirmon se ish portieri dhe moderatorja e kishin marrë vendimin përpara ndërhyrjes urgjente të Sarës të kryer në muajin shkurt. Në atë momenti Casillas u fotografua teksa mori bashkëshorten e tij në dalje të Klinikës Universitare të Navarrës.

E vetmja deklaratë zyrtare që ka për momentin është përgjigjja e vetë Carbonerës po mëngjesin e kësaj të mërkurës kur coi fëmijët në shkollë për gazetarët: ‘Nuk do të them asgjë’-u limitua të thotë Sara Carbonero fillimisht. Më pas kur u pyet nese gjithcka shkonte mirë mes saj dhe Casillas, moderatorja u përgjigj: ‘Po, shumë mirë, faleminderit’

Spekulimet për një ndarje të ciftit qarkullojnë prej muajsh. Në gusht, në një intervistë për ‘Semana’, Casillas pranoi se nuk kishte qëndruar kohën e duhur pranë Sarës. Infarkti miokardik që pësoi ish portieri në 2019 si dhe kanceri me të cilin u diagnostikua Sara po atë vit I vendosi që të dy në një provë të fortë. Dhe ata gjithnjë kanë shfaqur një mbështetje të hekurt ndaj njëri tjetrit duke kaluar momentet e komplikuara së bashku

Sfidanti.al