Pyetja “shekspiriane” në Ballsh: e pështyu apo s’e pështyu trajneri..?

Edhe pse Bylisi mbetet ekipi më viktimë në Superligë dhe “bëmat” e tij përndiqen  me lente zmadhuese nga ata që komandojnë fijet e kampionatit, ngjarja e fundit  rëndon brënda në familjes ballshiote, është si një autogol i madh  moral! Sapo futbollisti i Bylisit, Valentino Murataj, ka kaluar tek Partizani,  me “shpejtësinë e Valentino Rosit” ka zbuluar një peng , të cilin  e mbante të kyçur në kasafortën e shpirtit  kur ishte tek Bylisi…

“Trajneri Dovedan më ka pështyrë dhe më ka ofenduar në ndeshjen Bylis-Partizani” – ka thënë futbollisti sapo preku “tokën e kuqe” , duke e vënë në dyshim opinionin për sjelljen babaxhane të trajnerit Dovedan.  Në të tilla raste, kur ngjarja të mbërthen prej gryke, pyetja është e dyfishtë: e vërtetë kjo që thotë futbollisti apo  është  një shuplakë e gënjeshtërt  në sy të opinionit  ? Askush nuk prononcohet nga ekipi për të ndihmuar të vërtetën , ndofta presin që të ikin nga Ballshi, siç ndodhi me Murataj, për të “plasur” të vërtetën e vonuar. Dhe e vërteta e vonuar,  nuk fiton shije dhe cilësi si vera q ëpimë  kur plaket, por humbet  shumë virtyte..

Po ky trajneri Dovedan,  si i ka pritur këtë akuzë pikëlluese?  Fjalët e tij i përkasin një orbite tjetër, e trazojnë më shumë  mjegullën : “Më habitën këto fjalë të Vales (Valentinit)! E kisha si djalin tim. Madje sa herë mungonte në fushë Murataj dhe Mëllugja, unë thosha se më duket sikur nuk ka gjashtë lojtarë në ekip…”

Edhe kjo ngjarje na mungonte në arkivën e dhunës ! Cilin të besojmë: Porfesorin apo futbollistin?  Në tokën tonë të futbollit,  kjo që ka ndodhur në Ballsh, është si një hudhër për të prishur syrin e keq …

Sfidanti.al