Futbollisti i Swansea, viktimë e racizmit në rrjetet sociale, policia heton

Një episod i ri i racizmit shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar. Mesfushori i Swansea, Yan Dandha u bë viktimë e fyerjeve raciste në rrjetet sociale pas humbjes së skuadrës së tij në 1/8 e finaleve të Kupës së Anglisë ndaj Manchester City. Ishte klubi uellsian që militon në Championship që e denoncoi këtë fakt  duke theksuar se ishte i tronditur dhe i trishtuar.

Ndërka, policia uellsiane po heton këtë cështje me ndihmën e të dy klubeve. ‘Si mund të ndodh ende kjo në 2021?-bëri denoncimin e tij me anë të një postimi në Tëitter edhe vetë futbollisti i Swansea-jam krenar për personin që jam dhe që përfaqësoj aziatikët. Duhet bërë më shumë’.

Sfidanti.al