Skoci, Hearts kërkon titullin në tavolinë

Humbja 3-1 ndaj Celtic i dha fund ëndrrës së Heart për titullin kampion në Skoci, por polemikat nuk u ndalën me rezultatin në fushë. Klubi nga Edinburgu ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të ndodhura në fund të takimit, duke lënë të kuptohet se mund të kërkojë edhe fitore në tavolinë, pasi sipas tyre ndeshja u shoqërua me një situatë të papranueshme sigurie.

sfidanti.al