Arbitri rumun Sebastian Coltescu, protagonist i cështjes që shndërroi OSG-Basaksehir një ndeshje simbol, nuk ka përdorur frazë raciste. Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA sipas të cilit frazat e thëna prej rumunit nuk kishin tone raciste. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë masë disiplinore për të.
Sipas provave video dhe audio, rezultoi se Coltescu dhe anësori Sovre kanë përdorur frazën rumune ‘ai i ziu’ për të identifikuar zv/trajnerin e Basaksehir, Achille Webo, fjalë që në gjuhën rumune nuk kanë domëthënie negative. Megjithatë hetimet nuk janë ndalur dhe po vijojnë për atë që përkufizohet ‘foul language’, gjuhë e papërshtatshme. Gjithsesi, Coltescu nuk do të arbitrojë më asnjë ndeshje ndërkombëtare pasi që nga muaji dhjetor i 2020 nuk është më arbitër ndërkombëtar.
Sfidanti.al