Vështirë që ndonjë klub në botë të jetë njëkohësisht në një periudhë kaq të lumtur sportive, dhe kaq të vështirë me kontratat. Një Real, një Barcelonë, Bajern apo Mançester Siti, pse jo edhe Liverpuli, nuk do ta kishin pasur kaq të vështirë të “lidhnin” me kontrata yjet e tyre, aq më tepër ndërsa do t’i afroheshin finales së dytë të Championsit radhazi. Nuk qenka kështu për Paris SG. Jo vetëm që vazhdojnë bisedimet e vështira (apo tentativat) me Kilian Mbape, por ka kokëçarje edhe me Nejmarin. “Tamtamet” janë të mëdha që braziliani dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe lajmet janë që PSG i ka dhënë ultimatum që brenda dy javësh të japë përgjigje nëse do të rinovojë apo jo. Kjo, për të qetësuar dhe qartësuar situatën në prag të duelit epikë në gjysmëfinale të Championsit ndaj Mançester Sitit. Me gjasë, ultimatumi mund të bëjë efektin e kundërt, ndërsa Nejmar tregoi edhe ndaj Bajernit se nuk ka problem të ndajë dy çështjet, të mos firmosë dhe të luajë shumë mirë në fushë.
Sfidanti.al