PSG mendon Paratiçin për Leonardon, zhgënjim për 1.5 miliardë shpenzime në 10 vjet!

Blerjet e verës ishin një reklamë shumë e mirë dhe fanela e Lionel Mesit u shit masivisht, veçse në klub donin trofe, jo thjesht të rikuperonin paratë. Paris SG ka shpenzuar 1.552 miliardë euro në 10 vjet me presidentin Al Helaifi, ndërsa drejtor ka qenë dhe mbetet Leonardo. Ish-ylli brazilian tani rrezikon shkarkimin, ndërsa mediat italiane shkruajnë se PSG po mendon për Paratiçin, ish-drejtuesin e Juventusit që tani është tek Totenhemi në Angli. Al Helaifi është tepër i zhgënjyer që dështoi sërish në Champions dhe mendon se Leonardo nuk ka pasur strategjinë e duhur për të krijuar skuadrën. Në ekip janë Mbapeja, Mesi, Nejmari, Ramosi, Hakimi, Donaruma, Di Maria, Verrati, Markinjos apo Kejlor Navas, por dështimi vazhdon.

Sfidanti.al