“Erikseni do të kthehet tek Danimarka”, thotë trajneri i tij tek Brentfordi!

Tomas Frenku po e ndjek nga afër dhe pasi e mori në ekip dhe e aktivizoi, javën që kaloi e hodhi titullar në Premier Ligë. Kristian Erikseni pritet të jetë shumë shpejt lojtar i kombëtares së Danimarkës, pra të rikthehet vetëm 9 muaj pasi thuajse humbi jetën me fanelën e përfaqësueses në Euro 2020. Erikseni pati atak zemre në ndeshjen ndaj Finlandës dhe kaloi shumë muaj pa futboll, por më në fund nisi stërvitjen dhe u bashkua me Brentfordin në kampionatin anglez. Ai është sërish profesionist , porse me aparat për stabilizimin me zemrës. Trajneri i Brentfordit, Frenk, thotë se mesfushori ka formën e duhur për t’u thirrur në kombëtare për miqësoren e marsit.

Sfidanti.al