Hamilton “jep dorëheqjen” nga gara për titull: Mercedesi ka probleme!

Ka kaluar vetëm një javë që kur kanë nisur provat për sezonin e ri të Formula 1, por disa përfundime kanë nisur të nxirren. Ljuis Hamilton është i zhgënjyer me makinën e tij Mercedes, ndërsa mbetet vetëm 1 javë deri në fillimin e kampionatit botëror, në 20 mars në Australi. Shtatë herë kampioni i botës ka qenë prapa Red Bullit të kampionit të botës, Maks Verstapen, dhe Ferrarit të Leklerkut apo Perezit. “Është ende herët të flasësh me siguri të plotë, – tha 37-vjeçari anglez, – por, për momentin unë nuk mendoj se mund të luftoj për fitoret. Jam i sigurt se kushdo e kupton se ne nuk jemi më të shpejtët, Ferrari duket më i shpejti, ndoshta edhe Red Bulli, dhe ndoshta pastaj vijmë ne me Meklarenin. Tani për tani, nuk jemi në krye”.

Sfidanti.al