Modriç-Real janë dyshe e pandarë, por përse nuk rinovohet kontrata?!

Vitin e kaluar mjaftoi një bisedë prej 5 minutash për të përfunduar një marrëveshje për një sezon. Në Madrid janë të sigurt që Luka Modriç do të vazhdojë të luajë për Realin edhe sezonin e ardhshëm, dhe kjo është dëshira e të dyja palëve, porse fakti është se kontrata nuk është rinovuar. Jemi në mars dhe po afron fundi i sezonit, veçse nga “Bernabeu” nuk ka sinjale se akordi me kroatin është kryer, ose është pranë realizimit. Luka Modriç ka 10 vjet në Madrid,ka fituar 4 Champions dhe shumë trofe të tjera, dhe e ka theksuar se e ndjen veten shumë mirë tek “merengesit”. Me gjasë, bisedimet do të bëhen, ndoshta në prill apo edhe në qershor, dhe për momentin ndoshta vëmendja është tek sezonit. Siç u shpreh edhe Kielini, “unë dhe Mesi kemi luajtur edhe pa kontratë fare”.

Sfidanti.al