Lebroni, më i vjetri lojtar në NBA me dy ndeshje nga 50 pikë në sezon

Ai që e mbante rekordin ishte Bernard King, lojtarin e Uashingtonit që pati dy sfida të tilla në 1990-1991 kur ishte 34 vjeç. Lebron Xhejms e kaloi këtë arritje dhe u bë basketbollisti më i vjetër në NBA që ka më shumë se një ndeshje me të paktën 50 pikë në një sezon. “Mbreti i koshit” shënoi 50 pikë në fitoren e Lejkërsave 122-109 ndaj Uashingtonit. Në 19 vjet karrierë, Xhejmsi ka 15 ndeshje me të paktën 50 pikë, dhe është hera e parë që ka dy të tilla në sezon që nga viti 2009 kur ishte te Klivlendi. Pak ditë më parë ai shënoi 56 pikë në fitoren ndaj Golden Stejtit. Kapiteni i Lejkërsave ishte i saktë me 18 gjuajtje të realizuara nga 25 nga fusha dhe 6 tripikësha. Ai shtoi edhe 7 topa në tabela e 6 asistë.

Sfidanti.al