PSG fiton pa Mbapenë, por gjithë Franca po falenderon Lilën!

Duhen edhe 3 javë deri në përfundim të kampionatit dhe çudia është duke ndodhur. Një e tillë, më e madhe nëse Dortmundi apo Lajpcigu do t’i merrnin titullin Bajernit, apo nëse pak vjet më parë Juventusi nuk do të dilte kampion i Italisë. Këtë të papritur të madhe po e realizon Lila që kryeson renditjen në Ligën e Parë të Francës me 1 pikë më shumë sesa kampionia Paris SG. Skuadra, që duhet ta quajmë modeste, fitoi 2-0 ndaj Nisës me gola të shënuar nga Burak Jilmaz dhe Çelik. Trajneri Galtier po e ngjit ekipin e tij drejt titullit 10 vjet pasi ndodhi për herë të fundit, dhe përballë një superfuqie financiare si Paris SG. Lila është një skuadër sulmuese, por edhe tepër e fortë në mbrojtje, një nga më të mirat në Europë, që me skemën 4-4-2 nuk pëson lehtë gol kur kalon në avantazh. PSG fitoi ndërkaq pa Mbapenë e dëmtuar. Menduan Nejmar e Markinjos, por nuk dihet nëse do të mjaftojnë. Kur duhen edhe 3 javë, Lila ka 76 pikë ndaj 75 të parizienëve.

Sfidanti.al