Pirlo synon vetëm Championsin, ndaj Udinezes, Juvja me CR7-Dibala

Alvaro Morata është i dëmtuar këtë herë dhe nuk do të jetë në ekip, ndërsa kampionët duhet të fitojnë patjetër ndeshjen e javës së 34-ët. Rreziku për të mos u kualifikuar për në Champions është kaq i madh saqë trajneri Andrea Pirlo nuk dëshiron të flasë aspak për të ardhmen e tij. “Nuk kam kohë të mendoj për të ardhmen, – thotë ai përpara sfidës në fushën e Udinezes, – duhet të shkojmë në Champions. Vetëm kjo vlen”. Ndërkaq, Kristiano Ronaldo thuhet se ndihet mirë dhe se do të luajë. Portugezi ka 4 ndeshje që nuk shënon, ndonëse është në krye të renditjes së shënuesve të Serisë A. në krah të tij, këtë pasdite do të jetë Paulo Dibala, e ndoshta argjentinasi do ta shfrytëzojë shansin që do t’i jepet.

Sfidanti.al