Loja për Halandin bëhet e “egër”, Raiola paralajmëron Dortmundin

Një vend në Champions nuk e kanë të sigurt për sezonin tjetër, veçse edhe sikur ta arrijnë, nuk kanë siguri për diçka tjetër. Borusia e Dortmundit nuk e di nëse do ta mbajë dot Erling Halandin për edicionin e ardhshëm, pasi agjenti i tij Mino Raiola vazhdoi luftën në distancë për të realizuar sa më shpejt një transferim. Sulmuesi norvegjez ka kontratë afatgjatë në “Signal Iduna Park” ndonëse duket e mbaruar që në 2022 mund të largohet pasi do të ketë një klauzolë transferimi të përballueshme, por Raiola dëshiron që kjo të ndodhë më shpejt. “Reali mund ta përballojë që të blejë kartonin që kushton 170 milionë euro, dhe me rrogën që pritet të jetë “faraonike”. Agjenti italo-holandez ka lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për mbi 30 milionë euro në sezon. Vetë presidenti i Realit, Perez, është shprehur se pa Superligën Europiane nuk mund të realizohen blerje si kjo e Halandit, apo Mbapesë, dhe se futbolli do të dominohet nga klube që mbështeten nga shtete apo sheikë miliarderë, si Mançester Siti apo Paris SG.

Sfidanti.al