Problemet po i bien “mbi kokë” Bajernit në prag të Bohumit!

Manuel Nojer ndoshta nuk zgjodhi kohën më të mirë për t’u operuar në gju, por kjo tashmë ka ndodhur. Tek Bajerni kanë një problem me portën sepse numri 2, Sven Ulraih, nuk ishte në stërvitje të mërkurën për shkak të infektimit me Kovid në familjen e tij. Ulraih u kthye në stërvitje dhe tampon i doli negativ, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë probleme, ndërsa portieri i tretë Kristian Fryhtl nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. Si i bëhet nëse Fryhtl do të jetë i detyruar të jetë titullar, dhe jo në stol. Problemet për Bajernin duket se po shtohen në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Bohumit në Bundesligë. Dejvis dhe Gorecka mbeten të dëmtuar, ndërsa Xhamal Musiala është i sëmurë me Kovid. Kapiteni Manuel Nojer, siç u tha, është i operuarnë menisk, ndërsa Shneler nuk është thirrur në ekip.

Sfidanti.al