Milani është në formë të madhe, por duhet zgjidhur dilema Ibra-Zhiru!

Dy sulmuesit janë me karakteristika të ngjashme dhe nuk do të jetë e lehtë që të luajnë njëkohësisht në formacion. Zllatan Ibrahimoviç dhe Olivie Zhiru janë dy prej emrave më të njohur, më të rëndësishëm dhe më shumë veteranë tek Milani, ndërsa trajneri Stefano Pioli duhet të zgjidhë këtë dilemë, pra cilin prej tyre të aktivizojë, ndërsa pritet që Ibra të kthehet në fushë në 19 shkurt. Nuk është e lehtë të hiqet dorë nga Zhiru, që tregoi formë të madhe ndaj Interit në Serinë A dhe ndaj Lacios në kupë, në dy fitore që treguan se Milani është tashmë në nivelin e duhur, dhe mund të fitojë edhe me më të fortat (diçka që nuk e kishte bërë). “Dhimbje koke për Piolin”, komenton “La Gazeta delo Sport” dhe padyshim që trajneri do të duhet të mendohet shumë dhe të gjejë ndoshta një modul për t’i pasur që të dy në fushë.

Sfidanti.al